Studentë, pedagogë dhe qytetarë të shumtë po protestojnë sërish këtë të hënë para Ministrisë së Arsimit.
Revolta studentore është sot në ditën e 14-të, ndëtsa kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Ky i fundit i ftoi sërish studentët për dialog, pëor këta të fundit refuzojnë, duke thënë se nuk tërhiqen nga kërkesa e tyre.
Protesta e kësaj të hëne është paqësore, pasi nuk janë regjistruar incidente, si në ditët e kaluara.
E shtuna ishte ditë ku u regjistruan përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë, ku rasti më i rëndi ishte ai i 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u plagos me plumb gome në sy nga uniformat blu.
I riu rrezikon shikimin në njërin sy dhe është dërguar në Itali për trajtim të specializuar mjekësor.
Lidhur me këtë rast, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet. Po ashtu ka nisur hetimi edhe për rastet e dëmtimit të disa personave të tjerë, pas dyshimeve për përdorim joproporcional të forcës nga punonjës të Policisë së Shtetit.