Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka bërë një shpjegim lidhur me tre mësimet që duhet të marrë Shqipëria nga humbja në zgjedhje e Aleksandër Vuçiçit në Serbi përballë Lëvizjes Studentore.
Në një video në rrjetet sociale, Shehaj thekson se regjimet dhe autokracitë rrrëzohen vetëm nga një alternativë e besueshme politike.
“E para, një alternativë e besueshme është e vetmja mënyrë për të rrëzuar regjimet dhe autokracitë”.
E dyta thekson Shehaj, është domosdoshmëria për vijimin e protestës në Tiranë kundër qeverisë së Edi Ramës.
“Protesta duhet të vazhdojë. Në Serbi u deshën 2 vjet. Në Tiranë kemi pothuajse 5 muaj që protestojmë dhe duhet të vazhdojmë të protestojmë aq kohë sa është e nevojshme për të rrëzuar Edi Ramën”.
Ndërsa të tretën, Shehaj rendit një përgjigje për ftesën që kryeministri Rama bën çdo ditë për protestuesit: ‘Nuk ka dialog, nuk ka marrëveshje’.
“Nuk ka dialog! Nuk ka marrëveshje! Ndryshimi do të vijë nëpërmjet zgjedhjeve!”, shprehet Shehaj.
REAGIMI I PLOTE
Tre gjëra mësuam nga rrëzimi i Vuçiç në Serbi
E para, një alternativë e besueshme është e vetmja mënyrë për të rrëzuar regjimet dhe autokracitë.
E dyta, protesta duhet të vazhdojë. Në Serbi u deshën 2 vjet. Në Tiranë kemi pothuajse 5 muaj që protestojmë dhe duhet të vazhdojmë të protestojmë aq kohë sa është e nevojshme për të rrëzuar Edi Ramën.
Dhe e treta, nuk ka dialog! Nuk ka marrëveshje! Ndryshimi do të vijë nëpërmjet zgjedhjeve!