Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin kryesisht për plagosjen e protestuesit Erjon Vishkullit në bulevardin pranë Kryeministrisë.
28-vjeçari u plagos me plumb gome në sy nga forcat e policisë gjatë protestës studentore ditën e shtunë.
Prokuroria bën me dije se hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
Po ashtu ka nisur hetimi edhe për rastet e dëmtimit të disa personave të tjerë, pas dyshimeve për përdorim joproporcional të forcës nga punonjës të Policisë së Shtetit.
Deri në këtë fazë të hetimeve janë administruar rreth 20 kartela mjekësore të personave të dëmtuar.