Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Kam denoncuar padrejtësitë që më janë bërë për aeroportin e Vlorës

Biznesmeni i njohur, Behgjet Pacolli, ka dalë nga SPAK pas shtatë orësh. Burime për mediat bëjnë me dije se ai ishte thirrur në lidhje me padinë për çështjen e Aeroportit të Vlorës, të cilen e konfirmoi edhe ai në një komunikim për gazetarët.

“Unë vetëm kam bërë një denoncim penal për padrejtësitë që janë bërë deri tani në lidhje me aeroportin e Vlorës”, ka thënë Pacolli pas daljes nga SPAK.

Ndërsa i pyetur nga gazetarët nëse e “ pyetën për ndonjë interes me zonjën Balluku”, Behgjet Pacolli është përgjigjur shkurtimisht:

“Pyesni avokatin”.

Avokati Eduart Halimi tha se Pacolli u thirr në SPAK si person në dijeni, ndërkohë që çështja është aktualisht në arbitrazh.

“Z.Pacolli u thirr sot nga prokuroria si person që ka dijeni në lidhje me atë që ka ndodhur dhe po ndodh ne aeroport për shkak të hetimeve që po kryhen dhe çështja është në arbitrazh” u shpreh Halimi.