Qendër masazhi ku ushtrohej prostitucion/ Arrestohet 24 vjeçarja në Tiranë, në kërkim pronari i saj

Një 36-vjeçar, me iniciale O.RR është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi kishte përshtatur një qendër masazhesh për prostitucion në rrugën Bardhyl në Tiranë.

Gjithashtu uniformat blu kanë arrestuar një 24 vjeçare dhe janë proceduar penalisht tre të reja të tjera, në gjendje të lirë. Të gjitha vajzat janë banuese në Tiranë dhe ishin punësuar si punonjëse në këtë qendër masazhi që funksiononte edhe për të ushtruar aktivitetin e prostitucionit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 51 500 lekë të rinj dhe 150 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, bashkë me 3 celularë.