Qëllohet me armë zjarri mbi Policinë në Kurbin, plagoset efektivi, tre të arrestuar

Një operacion i Policisë në zonën e Kurbinit është shoqëruar me të shtëna me armë zjarri. Forcat blu kanë hasur në rezistencë gjatë kontrolleve për armëmbajtje pa leje.

Mediat raportojnë se një efektiv policie ka mbetur i plagosur në këmbë. Tre persona janë ndaluar, njëri prej të cilëve është arrestuar.

Operacionalet kanë qenë në aksion për kapjen e nje personi në kërkim, kur janë dëgjuar të shtëna armësh në një lokal dhe kanë ndërhyrë. Brenda saj ndodhej një person i plagosur në këmbë që mendohet se është plagosur gjatë kohës që 3 të ndaluarit po qendronin bashke.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me rastin.