Qarkullonte me automjet të vjedhur dhe kokainë, arrestohet shqiptari në Greqi

Një shqiptar rrth 40 vjeç është arrestuar nga efektivët e grupit DIAS në Aharnes të Greqisë.

Ai akuzohet nga drejtësia greke për vjedhje, mosbindje, shkelje të ligjit për substancat e varësisë dhe drejtimin e automjeteve pa leje drejtimi.

Konkretisht, efektivët e policisë kanë pikasur një automjet me dy persona në zonën e Aharnes dhe i kanë bërë shenjë drejtuesit të ndalojë.

Por shqiptari është larguar me shpejtësi, duke synuar të arratiset, por efektivët e policisë e kanë ndjekur duke e ndaluar më vonë.

Siç u konstatua, mjeti ishte vjedhur një muaj më parë nga zona e Aharnes. Po ashtu shqiptarit i mungonte leja e drejtimit të kërkuar dhe, përveç kësaj, iu gjet dhe sekuestrua një sasi kokaine.