Kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat pas takimit dy ditor të qeverisë në Tepelenë, është pyetur për shkarkimin e Damian Gjiknurit si Sekretar i Përgjithshëm i PS-së.
Ai nuk dha ndonjë arsye, por tha se shkarkimet në Sekretariate nuk kanë të bëjnë me pretendimet mediatike se SPAK po heton ish-ministrin.
Sipas tij, qëndrimi i Partisë Socialiste për raportin me drejtësinë është bërë shumë i qartë.
“Po të niseshin vendimmarrjet tona nga thashethemet apo përfshirjet paraprake në një proces analize paraprake hetimore, atëherë nuk dihet kush do mbetej në këtë vend pa u bërë pis.
Raportin tonë me drejtësinë e kemi bërë shumë të qartë. Lëvizja e gjithë sekretariatit të PS, nuk ka lidhje me atë se çfarë është deklaruar deri tani. Damiani ka punuar mirë”, u shpreh kryeministri Edi Rama nga Tepelena.