Është shoqëruar me debate të ashpra seanca e sotme në Kuvend, ku u miratua projektligji me procedurë të përshpejtuar për studentët e mjekësisë, të cilët janë të detyruar të punojnë 5 vite në Shqipëri pas diplomimit.
Deputetja Albana Vokshi është përplasur me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, duke e pyetur se ku i ka dërguar ajo fëmijët për të studiuar.
Vokshi e ka cilësuar si një procedurë skandaloze detyrimin e studentëve të mjekësisë të cilëve u mbahet “peng” diploma për 5 vite në një kohë kur vendi ynë po përballet me shifra alarmante të shpopullimit.
Ajo ironizoi deputetët e mazhorancës, pasi sipas saj, fëmijët e tyre perfundojnë studimet jashtë Shqipërisë. Deklarata e Vokshit është kundërshtuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla e cila ia ndërpreu fjalën, pasi i tha po flet përçart dhe jo për procedurë.
Përplasja Vokshi-Nikolla:
Albana Vokshi: Pse fëmijët tuaj kanë të drejtë të studiojnë jashtë, dhe të tjerëve ia ndaloni
Lindita Nikolla: Po flisni përçart
Vokshi: Qeveria ka miratuar një vendim që po e fut në mënyrë dinake, pa transparencë, është skandaloze
Nikolla: Po ju ndërpres fjalën