Pse Evropa e ka të vështirë të merret vesh me Kinën?

Nga Giulia Pompili “Il Foglio”

Nga njëra anë është konjaku francez, dhe kërcënimi i rritjes së tarifave ndaj tij për arsye politike, siç ka ndodhur tashmë në të kaluarën me verën australiane. Nga ana tjetër janë hetimet nga Komisioni Evropiane mbi subvencionet shtetërore që marrin kompanitë kineze në sektorin e prodhimit të makinave elektrike, turbinave me erë, paneleve diellore, pajisjeve mjekësore etj, të cilat e kanë ndryshuar tregun.

Këto kanë qenë mbi të gjitha në tryezën e diskutimit në Elize midis udhëheqësit kinez Xi Jinping , presidentit francez Emanuel Makron dhe presidentes së Komisioni Evropian Ursula Von der Lejen. Bisedime të zhvilluara  nën hijen e një lufte tregtare potenciale midis Brukselit dhe Pekinit.

Por edhe në kuadër të përpjekjes së Bashkimi Evropian, për ta bindur udhëheqjen kineze të ndalë mbështetjen ekonomike dhe politike në luftën që po zhvillon kundër Ukrainës Rusia e Vladimir Putinit. Dy çështje, të cilat në fakt i mbivendosen njëra-tjetrës, siç shkroi së fundmi në “Le Monde” i pari i listës së kandidatëve socialistëve në zgjedhjet evropiane të qershorit Rafael Gluksman.

Ndër të tjera ai  e kritikuar Makronin dhe​ “realizmin” e tij, bazuar në të dhënat e një realitetit shtrembëruar. “Pa ndihmën e Kinës dhe të strategjisë së saj ‘Made in China 2025’ dhe të strategjisë së qarkullimit të dyfishtë të produkteve, të cilat synojnë të zhdukin kapaciteti produktiv të Evropës , Rusia nuk do të ishte në gjendje të përballonte sanksionet perëndimorët dhe të vazhdonte luftën me të njëjtën ritëm”- shkruan Gluksman.

Pas takimit trepalësh, zonja Von der Leyen u tha gazetarëve se shpreson të shohë në të ardhmen një Kinë që “sillet me një farë besnikërie ndaj nesh”, por edhe një “Evropë që nuk ngurron të marrë vendime të vështira por të nevojshme për mbrojtjen e ekonomisë dhe sigurisë së saj”.

Problemi për​ Evropën është ekuilibri me Pekinin, që mbivendos planin politik me atë ekonomik, duke shfrytëzuar ndarjet midis vendeve anëtare për të pasur avantazhe. Makron dëshiron që të vihet në krye të një politike të jashtme të pavarur të Evropës me Kinën.

Por në të njëjtën kohë, ai druhet se mos detyrohet t’i nënshtrohet imponimit ekonomik, të cilën Italia ka arritur ta shmangë përmes zëvendësimit të memorandumin mbi Rrugën e Mëndafshit me partneritetin strategjik të epokës berluskoniane, duke e qetësuar Pekinin dhe shmangur hakmarrjen e këtij të fundit.

Parisi do të donte që pas fillimit në janar të një hetimi mbi importet e konjakut nga BE-ja, Kina të tërhiqet nga vendimi për rritjen eksponenciale të taksave mbi prodhimin francez.

Një hakmarrje politikë, e ngjashme me atë të disave disa kohë më parë të Pekinit kundër importit të verës australiane (tarifat u rritën me 218.4 për qind), të cilat e futën në krizë sektorin.

Ndaj Makron i dhuroi Xi Jinping një shishe konjak​ të epokës së Luigjit XIII (me vlerë 4 mijë euro), në këmbim të “sigurimit” nga Pekini se “nuk do t’i shesë armë” Rusisë. Por Kina ka punuar prej kohësh, që të jetë në gjendje të përdorë dot presionet politike të nuancuara, të tërthorta, të cilat provokojnë gati një autocensurë.

Dhe kjo ka një efekt konkret tek ankesat e Evropës. Ndaj Pekini “duhet të kufizojë përhapjen e papërgjegjshme të raketave balistike dhe dronëve iranianë”, siç tha Von der Leyen pas takimit. Ai me Kinën po vazhdon të jetë një dialog me pak rezultate politike. Dhe kjo e ka një arsye.

Udhëheqja e Partisë Komuniste Kineze po vepron kryesisht në mënyrë të fshehtë, pavarësisht se ka luajtur një rol shumë aktiv në diplomacinë ndërkombëtare:“Vepro brenda një flluske. Dialogo me vendet e të tjera, por jo në një mënyrë interaktive. Kjo është në thelb strategjia e Pekinit”- thotë Endrju Skobel i Programit të Kinës në Institutin e Paqes në SHBA.

Diplomatët​ kineze janë trajnuar të “ligjërojnë dhe rrëfejnë historinë e Kinës në mënyrën e duhur. Është një shkëmbim me një kah. Kështu që të gjithë që ulen në një tryezë me Kinën, janë duke luajtur sipas rregullave të Pekinit”. Megjithatë diplomacia duhet të ecë gjithsesi përpara.

Prandaj zyrtarët e administratës amerikane shkojnë në Kinë, dhe Xi Jinping takohet me udhëheqësit evropianë, bazuar në rregullat diplomatike që kanë të bëjnë edhe me bashkëpunimin ekonomik. Por këtu ka një gabim thelbësor thotë Skobell, sepse “Xi Jinping dhe liderët e Partisë Komuniste e shohin Perëndimin si në një kërcënim të vazhdueshëm, dhe ky është mentaliteti i tyre aktual”.

Dhe kjo është ajo që e bën shumë vështirë arritjen e rezultateve diplomatike. Makron është ndoshta midis atyre që shpreson që udhëheqja kineze të jetë më e arsyeshme se sa duket: “Edhe SHBA-ja sillet sikur të thotë:Sikur ta kuptonim më mirë Kinën! Në dukje një deklaratë e tillë ka kuptim. Por problemi është se edhe nëse e kupton Kinën – dhe unë e kam studiuar prej vitesh, dhe mendoj se e kuptoj disi – është e vështirë të krijosh një marrëdhënie bashkëpunimi me të.

Dhe kjo është pjesa më zhgënjyese.​ Askush nuk dëshiron të armiqësohet me Kinën, dhe asnjë nuk dëshiron të nisë ndonjë luftë me të, qoftë edhe tregtare. “Por si mund të menaxhosh paqen në këto kushte? Nën sundimin e Kinës nga Xi Jinping, kjo është gjithnjë e më e vështirë”- shprehet Skobell.

Të menduarit e dëshiruar rreth Pekinit, që ndërmjetëson dhe zgjidh krizat dhe e ndihmon Perëndimin të ndalë luftën​ nga Rusia kundër Përplasjet në Ukrainë, shpeshherë ndeshet me realitetin e fakteve. Si ato që për shembull kanë lidhje me aktivitetet e Ministrisë kineze të Sigurisë edhe në Evropë, propagandën kundër Perëndimit dhe praktikat e imponimit ekonomik.

“Kina është shumë e aftë në kuptimin e dallimeve midis vendeve, dhe në përpjekjen për t’i shfrytëzuar ato në dobi të ndikimit të saj ekonomik. Dhe zakonisht, edhe pse jo gjithmonë, ruan një profil më të ulët në raport me Rusinë sa i përket ndikimit.

Për këtë arsye, është shumë vështirë t’i kundërvihesh, veçanërisht në nivel lokal. Xi vizitoi edhe Beogradin, ku për herë të parë mori pjesë në përkujtimet e bombardimeve të NATO, që në vitin 1999 goditi gabimisht edhe ambasadën kineze. Serbia e mirëpriti krahë-hapur dhe me një retorikë të fortë kundër aleancës.