PS në “ethet” e Asamblesë, përplasje mes Erion Braçes dhe Mimi Kodhelit në Parlament?

Partia Socialiste do të mbledhë sot Asamblenë e Përgjithshme, ku pritet që kryeministri Edi Rama të njoftojë ndryshime në kabinetin qeveritar.

Por “ethet” e Asamblesë duket se i kanë kapur socialistët që në mëngjes, pasi në një foto të shkrepur nga seanca plenare në Kuvend, deputeti Erion Braçe duket shumë i revoltuar, ndërkohë që në këmbë është edhe Mimi Kodheli.

Nuk dihet nëse ka qenë një debat midis tyre apo i Braçes me ndonjë deputet tjetër, por shqetësimi në fytyrën e Mimi Kodhelit shihet qartë, ashtu si edhe fytyra e nevrikosur e Erion Braçes.

Seanca e sotme plenare ka qenë e shkurtër, ku pjesën më të madhe të debatit e mori vendimi i PD-së për të caktuar Lulzim Bashën si kryetar të grupit parlamentar, pavarësisht se nuk ishte votuar nga deputetët.