Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sa i përket protestave ku kundërshtohet ndërtimi në Zvërnec.
Në një postim në rrjete sociale, Rama ka publikuar dy foto sa i përket dy projekteve të investitorëve nga Katari, duke shkruar se të njëjtën gjë pritet të bëjnë edhe në Zvërnec.
Duke u ndalur të protestat për Zvërnecin, sipas Ramës, shqiptarë të verbër po përdoren si vegla qorre kundër Shqipërisë.
Reagimi i Ramës erdhi vetëm pak minuta para nisjes së protestës së radhës para Kryeministrisë, kundër projektit në Zvërnec.
Postimi i Ramës:
NUK SHEH SYRI SHEH MENDJA
Dy projekte të realizuara tanimë nga fiks bashkëinvestitorët e projektit që ka tronditur armiq të Shqipërisë Europiane, konkurrentë të Shqipërisë Turistike, shqiptarë të verbër që po përdoren si vegla qorre kundër Shqipërisë, po edhe shqiptarë të ndershëm e të ndjeshëm ndaj mjedisit…
Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata që sot janë blerësit legjitimë të truallit privat në Zvërnec, dy vëllezërit e famshëm nga Katari që e kanë paguar me transaksione bankare të çertifikuara nga institucionet shqiptare e ndërkombëtare, si edhe bashkëpronarë të konglomeratit global Poëer Holding, një fuqi e madhe sipërmarrëse jo vetëm në Lindjen e Mesme, po edhe më gjerë.
Kush do të njihet me aktivitetin e tyre dhe të mësojë më shumë edhe për dy zhvillimet e bukura të postuara këtu, le të klikojë poëerholding.com që të kuptojë se kush po vjen në këtë Shqipëri, e pse s’mund të vijë kurrë dot për të prishur po vetëm për të lartësuar.
Ndërsa kush nuk do të dëgjojë e të kuptojë, do duhet të presë si ata që ishin kundër stadiumit kombëtar, e pastaj panë finalen europiane në Tiranë duke bërë selfije me stadiumin.