Nis protesta kundër resortit në Zvërnec, Policia vendos gardh metalik pranë Urës së Lanës! Qytetarët pengohen të shkojnë drejt Kryeministrisë

Një numër i lartë qytetarësh janë mbledhur sërish për të protestuar kundër ndërtimit të projektit në Zvërnec.

Qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për t’u zhvendosur më pas drejt Kryeministrisë duke i këkruar kryeministrit Edi Rama anulimin e projektit

Kjo është protesta e katërt që mbahet në Tiranë ndërsa pjesëmarrja ka qenë e madhe.

Ndërkohë ndryshe nga ditët e tjera, ka një numër më të shtuar të Policisë së Shtetit. Po ashtu policia ka vendosur gardh metalik te Ura e Lanës, aty ku kalohet nga kryqëzimi i Hotel Dajtit për tek Piramida dhe Kryeministria.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita tha se gardhi është vendosur si masë sigurie për shkak të ndeshjes miqësore, Shqipëri-Izrael.

Kjo pjesë është zonë sigurie për zhvillimin e ndeshjes Shq9ëpri Izrael. Duke qenë se janë marrë masa nuk do kalohen. Janë masa sigurisë që janë marrë në çdo ndeshje. Nuk do bëjmë ndryshime për këtë aktivitet“- tha ai për News24.

Protestuesit kërkojnë anulimin e projektit të ndërtimit në zonën e Zvërnecit, duke e cilësuar atë si ndërhyrje në një zonë të mbrojtur dhe duke akuzuar qeverinë për favorizim të interesave private në dëm të pronës publike.