Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar sekuestrimin e një pasurie prej 20 milionë eurosh. Ajo i përket Ndue Gjergjit dhe familjes së tij.
Personi në fjalë dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike.
Prokuroria thotë se pasuria nuk justifikohet nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se rrjedh nga veprimtaria kriminale që ka kryer Gjergji.
Për këto arsye, Prokuroria kërkoi sekuestrimin e 31 pasurive, të cilat në total kanë një vlerë transaksioni 6 milionë euro por që në vlerë tregu përllogariten në 20 milionë euro.