Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Elbasanit, Petref Asllani.
Prokurori pati probleme me pasurinë në procesin e rivlerësimit. KPK vërejti deklarime të paqarta, kontrata kontradiktore mbi transaksionet dhe mungesë burimesh për pasurinë në shumën mbi 6 milionë lekë.
Asllani është përballur edhe më herët me dyshimet për pasurinë e tij. Ai u akuzua për një skemë përfitimi kredie të butë së bashku me gjyqtarin Qani Hasa, por u shpall i pafajshëm në maj 2016
KPK vuri në dukje se ndaj Asllanit kishte pasur një raport negativ edhe nga Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, DSIK. Sipas raportit të parë të DSIK-së Asllani nuk kishte deklaruar procedimin penal ndaj tij.