Të tradhtuar nga mazhoranca, deputetët, Komisioni i Ligjeve, shpresa e fundit e studentëve të mjekësisë për të fituar lirinë e tyre ishte Presidenti Bajram Begaj, por edhe nga ky i fundit u tradhtuan.
Pas një sërë protestash dhe diskutimesh në Komisionin e Ligjeve, studentët iu drejtuan Presidentit që t’u jepte një zgjidhje. Pas bisedës me të, ata u shprehën se kishin besim që Presidenti do ta kthente këtë ligj që nuk ishte i drejtë.
Por edhe Presidenti i “tradhtoi”, pasi vendosi që të mos e dekretoi ligjin gjatë afatit 20 ditor që parashikon Kushtetuta. Për pasojë, ligji ka hyrë në fuqi automatikisht, duke bërë që studentët të mbeten “peng” për 5 vite i një kaproiçoje qeveritare, një ligj që u kopjua nga Nigeria dhe që do të dëmtojë jo vetëm studentët, por gjithë sistemin mjekësor.