Projektligji i qeverisë për studentët e Mjekësisë, që i detyron ata të punojnë 5 vite në Shqipëri para se të kenë të drejtën të tërheqin diplomën, nuk ëhstë një shpikje e qeverisë shqiptare, por një kopjim nga një vend afrikan.
Vetëm pak muaj më parë, një projektligj i tillë është diskutuar në PArlamentin e Nigerisë. Projektligji është i njëjtë me atë që miratoi qeveria shqiptare. Studentët duhet të punojnë 5 vite, ose duhet të paguajnë të marrin diplomën. Pra, Rama dhe qeveria e tij po aplikojnë në Shqipëri ligje dhe rregulla të vendeve afrikane.
Ky projektligj u diskutua gjatë në Parlamentin Nigerian, me njërin prej senatorëve, Ibrahim Oloriegbe, kryetar i komitetit të Senatit për shëndetin që ka dhënë edhe arsyet se ky ligj nuk mund të funksionojë, madje do ta përkeqësojë situatën e largimeve të mjekëve nga vendi.
“Këta faktorë përgjegjës për ikjen e trurit janë të shumëanshëm dhe thjesht mohimi i licencës së plotë të praktikës për mjekët siç përmbahet në propozim nuk do t’i zgjidhë kurrë dhe madje mund t’i përkeqësojë ato.
Personit i cili “kualifikohet si Mjek” nuk mund t’i mohohet licenca e ushtrimit të profesionit të certifikuar i kualifikuar, përveç nëse rezulton i pafavorshëm në etikën e profesionit. Këtu do të hyjnë në fuqi ligjet e punës”, tha ai ndër të tjera.