Policia mbyt me gaz lotsjellës studentët, shoqëron me dhunë disa prej protestuesve

Vijon prej më shumë se 5 orësh protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit. Protesta u shoqërua me tensione të forta, por edhe me dhunë nga ana e policisë.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, studentët vijojnë të qëndrojnë në protestë, duke shënuar një tjetër përballje mes qytetarëve dhe forcave të rendit.

Të shumtë në numër, studentët bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë policia largoi nga zona para godinës së Ministrisë gazetarët dhe operatorët, të cilët po raportojnë në kohë të gjitha zhvillimet.

Po ashtu nuk munguan rastet kur uniformat blu kanë shtyrë me forcë gazetarët dhe operatorët, të cilët janë dukle kryer detyrën e tyre, informimin e opinionit publik.

Deri tani raportohen 16 protestues të shoqëruar, një pjesë prej tyre me dhunë nga blutë.