Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka qenë pranë studentëve të dhunuar nga policia në protestën e sotme para Ministrisë së Arsimit.
Kapri ka publikuar pamjet nga brenda furgonit të policisë ku ndodheshin studentët e gjakosur dhe të shoqëruar nga uniformat blu.
Në videon e postuar në rrjetet sociale nga deputeti i Mundësia mund të dëgjohet teksa Kapri teksa kërkon shpjegim nga efektivët për dhunën e ushtruar ndaj të rinjve.
Deputeti Kapri shprehet se të gjithë efektivët që dhunuan studentët protestues sot do duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit.
Reagimi i Erald Kaprit
Shikoni si i kanë katandisur studentët! I kanë rrahur dhe i kanë futur në furgona policie. Do të mbajnë përgjegjësi, nga i pari te i fundit, për këto pamje!