Polici i dehur në timon shkakton aksident në Vlorë, plagoset një grua

Një efektiv policie është përfshirë në një aksident në orët e para të kësaj të enjteje. Efektivi A.C, ka qenë i dehur në timon kur është përplasur me një mjet “Audi” që drejtohej nga një grua. Kjo e fundit është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe opgj të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Në orët e para të mëngjesit, në bulevardin “Ismail Qemali”, në afërsi të poliklinikës, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. C. (punonjës policie, jashtë shërbimit) është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtuese shtetasen A. A., e cila u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para në vendngjarje, ka rezultuar se shtetasi A. C. ka qenë në efektin e alkoolit.

Grupi hetimor dhe opgj të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”-njofton policia.