Po transportohej në spitalin e Gjirokastrës, 30-vjeçarja ndërron jetë në autoambulancë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet. Një grua 30-vjeçare ka humbur jetën brenda një autoambulance, gjatë kohës që po transportpohej për ndihmë në spitalin e Gjirokastrës.

Gruaja është nga fshati Piskovë i Përmetit dhe familjarët kishin kërkuar ndihmë spitalore. Policia thekson se në trupin e viktimës nuk janë kosntatuar shenja dhune.

“Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetaseje, nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune apo dëmtimesh të tjera. Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit”, njoftoi policia, e cila nuk jep detaje për shkaqet.

Policia dhe grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.