Një 34 vjeçar është arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi u kapën duke nxjerrë inerte nga lumi Mat.
Emiljan Lushi u kap duke gërryer me eskavator shtratin e lumit, kundra ligjit, në mënyrë që të merrte inertet me kamion.
Policia e Lezhës ka njoftuar se ka shpallur në kërkim 32 vjeçarin Armando Kola, i cili është edhe pronari I subjektit me aktivitet në fushën e nxjerrjes së inerteve.
Të dy mjetet e kapur në vendngjarje u sekuestruan, ndërsa po hetohet për të përfshirë të tjerë.
Policia e Shtetit apelon për të gjitha subjektet, që veprimtarinë e marrjes së inerteve në shtretërit e lumenjve, ta kryejnë sipas kushteve dhe kufijve të përcaktuar në dispozitat ligjore dhe në lejet përkatëse, si dhe në çdo rast të konstatimit të shkeljes së këtyre kushteve, do t’u sekuestrohen mjetet dhe do të ndalohet vijimi i kësaj veprimtarie.