Po muroste kallashnikovin në avlli, procedohet i moshuari në Shkodër

Një i moshuar është proceduar në gjendje të lirë nga policia e Shkodrës, pasi në avllinë  e banesës së tij u gjet një kallashnikov.

Policia kishte marrë informacion se dikush po tentonte ta muroste armën , por kur shkoi në vendngjarje gjeti vetëm të moshuarin Gj. M., banues në lagjen “Skënderbeg”.

Gjatë kontrollit në banesën e tij shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri automatik, me një kreher me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe do të dërgohen për ekzaminim të mëtejshëm në Institutin e Policisë Shkencore.