Plas sherri pas një aksidenti në aksin Mamurras – Fushë Krujë, i riu vret me sende të forta 57 vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin Mamurras – Fushë Krujë, ku dy drejtues mjetesh janë përleshur fizikisht pas një aksidenti automobilistik dhe një prej tyre ka ndërruar jetë.

Andi Vokri, 28 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me çekiç 57 vjeçarin Petrit Ndou, duke e lënë atë të vdekur.

Ai është arrestuar në vendngjarje nga policia, teksa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Rreth orës 00:40, në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, pranë fshatit Bushnesh për motive të dobëta ka ndodhur një konflikt midis dy drejtuesve të mjeteve, ku si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Petrit Ndou rreth 60 vjeç.

Autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë, Mamurras, i cili u arrestua në flagrancë nga policia menjëherë pas ngjarjes.

Për hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje janë administruar disa dëshmi dhe deklarata”, njofton policia.