Plagosi me thikë vajzën e tij, arrestohet babai në Durrës

Ka rënë në prangat e policisë 56 vjeçari, Mikel Ndoji, i cili paraditen e sotme plagosi me thikë vajzën e tij, Xhesika Ndoji dhe kolegun e kësaj të fundit që ndërhyri për të shuar konflikti.

Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën

Raportohet se 56 vjeçari kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu. Dyshohet se shkak i kësaj ngjarje është bërë refuzimi i vajzës për të pranuar në banesën e saj të atin, i cili ka qenë i divorcuar me nënën e vajzës pikërisht për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike që ka ushtruar.

Mësohet se ish-bashkëshortja e kishte denoncuar disa here Ndojin për dhunë në familje, ndërsa dyshohet se ka qenë i dënuar edhe në shtetin grek.