Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia, ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu, e njohur për lidhjet e saj me dy banda kriminale.
GJKKO ka vendosur zbutjen e masës së sigurisë ndaj Fetahut duke caktuar “arrest shtëpie”. Ndërkohë një ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Fetahut për të ndryshuar masën e sigurisë.
Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu u arrestua me urdhër të SPAK në nëntor të vitit të kaluar. Arrestimi i saj erdhi pas një urdhër-arresti nga Prokuroria e Posaçme mbi hetimet për Suel Çelën dhe anëtarët e grupit të tij në Elbasan.
Nga përgjimet e zbardhura në media, Fetahu komunikonte personalisht me Suel Çelën në Sky ECC duke treguar se kishin një marrëdhënie të ngushtë bashke.
Para se të arrestohej, ndaj Fetahut ishte caktuar “arrest shtëpie” për shkak të lidhjeve me vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, drejtues të një organizate kriminale në Elbasan.