Petro Koçi sulmon Ballukun: Kur personaliteti kërkon t’i shmanget ligjit, është prova se korrupsioni të ka mbërthyer e tjetërsuar

Petro Koçi është socialisti i parë që ka reaguar pasi GJKKO vendosi të pezullojë nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku.

Ai ka publikuar një reagim të ashpër në rrjetet sociale, ku thotë se pushteti i deleguar, sidomos nga lart, ka fuqinë të shndërrojë edhe engjëllin në djall.

Ish-deputeti thotë se PS ka arritur në pikën që të bëjë deputetë pinjollë të familjeve që kanë “dërrmuar dhe shqyer” votat e socialistëve në vitet e qeverisjes së Sali Berishës.

Koçi shkruan se dita kur një politikan mendon se ligji është pengesë për shpalosjen e personalitetit të tij është dita kur konfirmohet se korrupsioni e ka mbërthyer dhe e ka tjetërsuar, duke shtuar se ky devijim nis që në fillim, “nëse puna niset me hile”.

Postimi i plotë:

1. Gjithepushtetshmeria e deleguar, sidomos nga lart, edhe se shijojn si magjike, e kthen edhe vete engjellin ne djall.

Imagjino cfare ndodh kur djalli maskohet si engjell qysh ne krye te heres apo kur shpirti, pertej luksit ne dukje, sundohet nga provincializmi.

Arrihet deri aty sa pinjolle te familjeve qe na kane derrmuar dhe shqyer votat e PS ne vitet fashiste te qeverisjes Berisha te zgjidhen si deputete socialiste.

2. Dita kur mendon se ligji eshte pengese per shpalosjen e suksesshme te personalitetit tend eshte dita e verifikimit se korrupsioni te ka mberthyer dhe te ka tjetersuar.

Nese nuk ja ke nisur punes me hile qysh ne fillim.