Ka përshkallëzuar protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas dosjes korruptive “5D”.
Protestuesit kane djegur disa goma ndërsa ndërhyrja e policisë ka qenë e mënjehershme, duke shuar flakët.
Ndërkohë protestuesit hodhën edhe disa sende ne drejtim të efektivëve, me këta të fundit që u kundërpërgjigjën me spraj lotësjellës. Për pasojë janë lënduar disa prej deputetëve të opozitës, mes tyre Klevis Balliu, Bledjon Nallbati, Flamur Noka dhe Belind Këlliçi.
Kjo është protesta e 11 që opozita organizon para Bashkisë, tubime të cilat janë shoqëruar me tensione dhe janë pasuar me arrestime të qytetarëve.
Opozita ka paralajmëruar se do të vijojë me protestat deri në dorëheqjen e Erion Veliajt.