Qytetarët kanë dalë sërish në protestë para Kryeministrisë, teksa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Por në ditën e 170-të të protestës qytetare nuk munguan tensionet mes protestuesve dhe policisë.
Efektivët nuk i kanë lejuar qytetarët të qëndrojnë në mes të bulevardit, pasi bllokimi i rrugës do kundërpërgjigjet me masa administrative.
Shqiponja dhe forcat blu i kanë shtyrë me forcë protestuesit te trotuari përballë pranë selisë së Kuvendit, për të vijuar tubimin aty.
Protestat kundër qeverisë kanë nisur që në fund të muajit maj, teksa qytetarët kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.