Përpjekja e Bardhit për pezullimin e zgjedhjeve në PD, flet Nallbati: Këshilli Kombëtar i kërkon të ndalë përçarjen e partisë

Deputeti demokrat Bledjon Nallbati ka folur për përpjekjen e Gazment Bardhit për pezullimin e zgjedhjeve të 29 Korrikut në Partinë Demokratike, ku Lulzim Basha kërkon të marrë drejtimin.

Nallbati thotë se disa deputetë të PD-së kanë kontaktuar me anëtarë të Këshillit Kombëtar për të marrë mendimin e tyre për ndaljen e përçarjes më tepër të partisë. Sipas tij, këta anëtarë kërkojnë që Sekretari i Përgjithshëm të marrë hapat e nevojshme për të ndalur përçarjen e PD-së.

“Çarja e dëmton ën mënyrë përfundimtare PD-në. Ne ndërmorëm një iniciativë për të kontaktuar anëtarët e Këshillit Kombëtar, si organi më i lartë mes 2 Kuvendeve. Nga kontaktet, rezultoi se 276 anëtarë nga 453 në detyrë, një pjesë prej tyre ishin përjashtuar ma vendim nga mbledhja e Këshillit Kombëtar.

Ishin në mbledhje, por nuk e cilësonin legjitime dhe nuk ishin dakord për vendime pa kuorum. Kërkojnë që Sekretari i Përgjithshëm të ushtrojë kompetencat që i ngarkon statuti. Përçarjet e njëanshme dhe konfliktet nuk i shërbejnë bashkimit të PD-së. I kërkojmë sekretarit të përgjithshëm të marrë hapat e nevojshme për të ndalur përçarjen e PD-së.

I kemi çuar një relacion dhe ai duhet të ndërmarrë gjithë kompetencat statutore për të ndalur përçarjen e PD-së. Anëtarët e Këshillit Kombëtar i kërkojnë sekretarit që të zbatojë predispozitat e tij për ndaljen e përçarjes së PD-së. Ai vendim që është marrë në Këshillin Kombëtar ka qenë një vendim nul”, u shpreh Nallbati.

Më herët, Ditar.al njoftoi se Gazment Bardhi ka arritur të mbledhë më shumë se 50% të firmave të anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe do të dërgojë në Gjykatë kërkesën për shpalljen e pavlefshme të mbledhjes së thirru nga Basha të Këshillit Kombëtar, ku u vendos 29 Korriku si data e zgjedhjes së kryetarit të ri të PD-së.