Autoritetet lokale kanë dhënë urdhër për evakuimin urgjent të banorëve të njësisë administrative Novoselë në Bashkinë e Vlorës, si pasojë e përmbytjeve dhe rrezikut që u shkaktohet banorëve të kësaj zone.
Sipas njoftimit, prioritet gjatë evakuimit jenë fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet në zona të izoluara.
Strehimi dhe asistenca për qytetarët e evakuuar do të menaxhohet nga Bashkia në bashkëpunim me Policinë, strukturat shëndetësore dhe shërbimet sociale.
Po ashtu autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm edhe për banorët në Durrës, konkretisht në njësitë administrative Sukth dhe Katund i Ri, për shkak të rrezikut që u kanoset nga përmbytjet.
Po ashtu Ministria e Mbrojtjes ka dhwnw urdhër për evakuim edhe në Ferras të Fierit.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes
LAJMËRIM ZYRTAR PËR EVAKUIM TË MENJËHERSHËM
Në zbatim të:
• Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile”
• Planit Kombëtar të Emergjencave Civile
• Planeve Vendore të Emergjencave Civile,
si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të:
Bashkisë *FIER*
Njësisë Administrative *FERRAS*
Evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me:
• Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC)
• Prefektin e Qarkut përkatës
• Strukturat e Emergjencave Civile në bashki
Sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin e bashkisë.
Në çdo rast, komunikimi dhe kërkesat për ndihmë duhet t’u drejtohen autoriteteve publike në terren.
Prioritet në procesin e evakuimit kanë:
• Fëmijët
• Të moshuarit
• Personat me aftësi të kufizuara
• Familjet në zona të izoluara
Transporti për evakuimin e banorëve do të sigurohet nga:
• Mjetet e Bashkisë
• Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH)
• Forcat e Armatosura
MENAXHIMI I STREHIMIT TË TË EVAKUARVE
Menaxhimi i strehimit dhe asistencës për qytetarët e evakuuar do të realizohet nga Bashkia, në bashkëpunim me:
• Policinë e Shtetit
• Njësitë e kujdesit shëndetësor
• Strukturat e shërbimeve sociale, sipas nevojës
Në kuadër të këtij procesi do të sigurohet:
• Regjistrimi i të evakuuarve, në momentin e mbërritjes në ambientet e strehimit të përkohshëm
• Administrimi i nevojave bazë, përfshirë ushqimin, veshmbathjen dhe ndihmën mjekësore
• Ofrimi i informacionit periodik për statusin e situatës dhe masat në vijim
Ky njoftim ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë.
Për çdo situatë emergjente, qytetarët të kontaktojnë numrin e emergjencave.
Njoftimi për evakuimin në Durrës
LAJMËRIM ZYRTAR PËR EVAKUIM TË MENJËHERSHËM ?
Në zbatim të:
* Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile”
* Planit Kombëtar të Emergjencave Civile
* Planeve Vendore të Emergjencave Civile,
si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të:
Bashkisë Durrës,
Njësisë Administrative Sukth dhe Katund i Ri.
Evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me:
* Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC)
* Prefektin e Qarkut përkatës
* Strukturat e Emergjencave Civile në bashki
Sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin e bashkisë.
Në çdo rast, komunikimi dhe kërkesat për ndihmë duhet t’u drejtohen autoriteteve publike në terren.
Prioritet në procesin e evakuimit kanë:
* Fëmijët
* Të moshuarit
* Personat me aftësi të kufizuara
* Familjet në zona të izoluara
Transporti për evakuimin e banorëve do të sigurohet nga:
* Mjetet e Bashkisë
* Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH)
* Forcat e Armatosura
MENAXHIMI I STREHIMIT TË TË EVAKUARVE
Menaxhimi i strehimit dhe asistencës për qytetarët e evakuuar do të realizohet nga Bashkia, në bashkëpunim me:
* Policinë e Shtetit
* Njësitë e kujdesit shëndetësor
* Strukturat e shërbimeve sociale, sipas nevojës
Në kuadër të këtij procesi do të sigurohet:
* Regjistrimi i të evakuuarve, në momentin e mbërritjes në ambientet e strehimit të përkohshëm
* Administrimi i nevojave bazë, përfshirë ushqimin, veshmbathjen dhe ndihmën mjekësore
* Ofrimi i informacionit periodik për statusin e situatës dhe masat në vijim
Ky njoftim ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë.
Për çdo situatë emergjente, qytetarët të kontaktojnë numrin e emergjencave.