Përmbytje tragjike në Pejë, rrjedha e ujit i merr jetën nënës me djalin 

Qyteti i Pejës është zgjuar nën pushtetin e ujit duke shkaktuar një tragjëdi. Autoritet lokale raportuan se një nënë dhe djali i mitur 5 vjeç kanë humbur jetën nga vërshimi i ujërave në qytet. 

“Kanë qenë në shtëpi, ka hi uji prej dy drejtimeve në tona anët, janë mundu me ndalë rrymën edhe ka ndodhur tragjedia. Në shtëpi kanë qenë edhe dy fëmijë të tjerë dhe një person i moshuar. Ata kanë shpëtu”, ka thënë kreu i Komunës Muhaxheri për Nacionalen.

Ngjarja ka tronditur Kosovën ndërsa dy lagje të qytetit janë mbuluar terësisht nga uji me dëme të pallogaritshme.

Aktualisht autoritet lokale jane duke ndihmuar njerëzit e prekur duke garantuar sigurinë e tyre.