Përmbytjet në qytetin e Durrësit për shkak të reshjeve të dendura të shiut nuk kanë kursyer as burgun e këtij qyteti, në të cilin ndodhen edhe shumë personazhe të politikës.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ish-ministri Ilir Beqaj, ish-deputeti Jurgis Çyrbja dhe të tjerë janë detyruar të ngjiten në katin e dytë të këtij institucioni, për shkak se kati i parë është përmbytur nga uji.
Ndërkohë, po punohet për pastrimin e ujit, por me shumë gjasë ditën e sotme të gjithë do të qëndrojnë në katin e dytë të burgut, deri në largimin e ujit.