Nënë e bir kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë pasi banesa e tyre u përfshi nga zjarri. Ky i fundit nisi për shkak të një defekti në bombulën e gazit.
Dy të plagosurit janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve por nuk dihet se si është gjendja e tyre shëndetësore. Policia ndërkohë ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policise:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 24.01.2024, në lagjen “Punëtori”, në Fushë Krujë, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombolën e gazit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit E. S.
Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. S., 28 vjeç, dhe nëna e tij, shtetasja L. S., 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.