Përballja Angli-Shqipëri, publikohen formacionet e sfidës që luhet në “Wembley”

Kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë në fushë në transfertën e vështirë kundër Anglisë.

Përballja është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026 dhe ndeshja starton në orën 20:45

Formacionet zyrtare për ndeshjen e parë kualifikuese janë publikuar dhe tashmë pritet vetëm zbritja në fushë.

Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje është spanjolli Hernandez.

Formacionet zyrtare:

Anglia: Pikford, Uokër, Konsa, Burn, Ljuis-Skelli, Xhons, Bellingam, Rajs, Foden, Kejn, Rashford

Shqipëria: Strakosha, Aliji, Ajeti, Gjimshiti, Balliu, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Uzuni