Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të partisë, pas një mbledhjeje maratonë që zgjati deri në orët e para të mëngjesit.
Në përfundim të procesit të votimit, Komisioni Zgjedhor i Këshillit Kombëtar shpalli rezultatet për zgjedhjen e tre nënkryetarëve të rinj, Sekretariatit të Partisë dhe Komisionit të Apelimit.
Tre nënkryetarët e rinj të Partisë Demokratike janë Belind Këlliçi, Nikola Kedhi dhe Erisa Bajaziti.
Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm u konfirmua Flamur Noka, ndërsa Sekretariati i ri përbëhet nga:
- Klevis Balliu – Sekretar Organizativ;
- Andi Mustafaj – Sekretar për Burimet Njerëzore;
- Marash Logu – Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore;
- Viola Kapedani – Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun;
- Eva Metaj – Sekretare për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile;
- Fjoralba Dizdari – Sekretare për Integrimin Evropian;
- Ethem Aga – Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën;
- Etion Kapedani – Sekretar për Dixhitalizimin;
- Gentian Kaprata – Sekretar për Infrastrukturën dhe Territorin;
- Endira Bushati – Sekretare për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit;
- Franc Nuri – Sekretar për të Drejtat e Njeriut;
- Shkëlqim Lepenica – Sekretar për të Përndjekurit Politikë;
- Ylli Asllani – Sekretar për Pushtetin Lokal;
- Erges Eskiu – Sekretar për Aksionin Qytetar.
Po ashtu, Këshilli Kombëtar zgjodhi edhe përbërjen e re të Komisionit të Apelimit, i cili do të përbëhet nga Adriana Kalaja, Besart Logu, Shaqir Manjani, Suina Asllanaj dhe Gentian Koçi.