Pasi përfundoi porosinë e kryeministrit Rama, duke i kërkuar liderit të Bangladeshit punëtorë e studentë nga vendi aziatik për të mbushur boshllëqet që kanë lënë të rinjtë e ikur në emigrim, Presidenti Bajram Begaj është takuar me homologun amerikan, Donald Trump.
Në foton e postuar në rrjetet sociale, Begaj thotë se miqësia shqiptaro-amerikane është një lidhje e fortë dhe e pathyeshme.
“Miqësia shqiptaro-amerikane – një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike”, shkruan Begaj.
Donald Trump dhe Bajram Begaj janë homologë, por shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Teksa Trump po detyron kompanitë amerikane të kenë prioritet punësimin e vendasve, Bajram Begaj kërkon të zëvendësojë shqiptarët me bangladeshas.
Lexo edhe: Të rinjtë shqiptarë po ikin çdo ditë, Bajram Begaj kërkon punëtorë dhe studentë nga Bangladeshi
Madje, në bisedën me liderin e Bangladeshit, premtoi edhe e-viza të thjeshtuara për qytetarët aziatikë, ndërkohbë që shqiptarët presin me muaj për një takim në ambasadat e huaja. Por, kjo s’ka rëndësi për Begajn, pasi detyra e tij ëhstë vetëm të zbatojë urdhrat e atij që e ka vënë në atë detyrë, kryeministrit Rama.