Pas qarqeve Tiranë dhe Fier, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” pritet të nisë procesi i numërimit të votave edhe për qarkun e Durrësit.
Gjithsej janë 290 kuti që do të rihapen, ku do të përfshihet edhe vota e diasporës për këtë qark.
Beteja në këtë qark pritet mes radhëve të Partisë Demokratike, konkretisht mes Aulon Kalasë dhe ish-prokurorit Arjan Ndoja.
Ish-prokurori doli fitues nga numërimi me një diferencë prej 1047 votash, por ky rezultat është kontestuar nga Kalaja duke pretenduar për parregullsi.
Pritet të shihet nëse me rinumërimin e këtyre kutive, Kalaja do të mund të rikuperojë votat e neovjshme për të përmbysur rezultatin e Ndojës.
Kurse në Fier, Zegjine Çaushit iu hoqën disa vota dhe kandidatja tjetër Maldrita Bardho fitoi me një diferencë prej 10 votash.
Por, në të mërkurën në mbrëmje erdhi surpriza. Me një postim në rrjetin social “Facebook”, Bardho vendosi të tërhiqej dhe u shpreh se mandatin e saj do ia dhuronte Zegjine Çaushit.