Pas arrestimit të Veliajt, Berisha bën një hap pas: SPAK ka edhe prokurorë të ndershëm e kurajozë

Kreu i PD Sali Berisha duket se ka bërë një hap pas lidhur me SPAK, për të cilën ai ka thënë se është një organizatë kriminale, që sipas tij drejtohet nga kryeministri Edi Rama.

Megjithatë një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, Berisha ka ndryshuar mendje duke thënë se në mesin e SPAK ka prokurorë të ndershëm dhe kurajozë.  “Kur them se SPAK është organizatë kriminale, unë nuk nënkuptoj se çdo anëtar i SPAK është kriminel. Unë nënkuptoj ata që flenë mbi krimin, që janë marrë peng“- tha mes te tjerash kryedemokrati, i cili organin e akuzës e ka etiketuar edhe si “Skapi i partisë”.

Mes prokurorëve të SPAK ka njerëz kurajoz, të ndershëm, që zbatojnë dhe janë të gatshëm që zbatojnë të ligjin. Por absolutisht ka edhe njerëz që përdorin dosjet për të manipuluar prova, për të shfajësuar kriminelë dhe unë kam folur me fakte. Kur them se SPAK është organizatë kriminale, unë nuk nënkuptoj se çdo anëtar i SPAK është kriminel. Unë nënkuptoj ata që flenë mbi krimin, që janë marrë peng. Veliaj prsh u arrestua. Ka dhënë leje ndërtimi, atyre që i kanë bërë favore”- tha Berisha.