Partia Mundësia refuzon ftesën e Berishës: Nuk ulemi në një tryezë plot me të pandehur për të luftuar korrupsionin e Edi Ramës

Partia Mundësia ka refuzuar ftesën e bërë nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, që t’i bashkohen tryezës për të diskutuar rreth protestës kombëtare, me qëllim largimin e kryeministrit, Edi Rama nga pushteti.

Ishte deputeti Erald Kapri, i cili në një intervistë të dhënë për News24, i cili tha se kjo forcë politike, që mori rreth 50 mijë vota në zgjedhjet e 11 Majit, nuk mund të bëhet pjesë e një tryeze ku krerët e këtyre forcave politike akuzohen për korrupsion.

Kapri nënviozi se Partia Mundësia e sheh luftën ndaj korrupsionit si problemin thelbësor dhe përsa kohë nuk ka një besueshmëri lidhur me këtë fënomen, ata nuk mund ti bashkohen kësaj tryeze.

“Ne nuk mund të ulemi në një tryezë ku krerët e tyrezës janë të akuzuar për korrupsion. Të gjithë, që nga zoti Berisha, zoti Meta, zoti Mediu, ka dhe ca të tjerë. Ne e shikojmë si luftën kundër korrupsionit si problemin thelbësor në Shqipëri sot dhe sa kohë nuk ke një besueshmëri në raport me këtë problem thelbësor të shqiptarëve, sigurisht që ne nuk mund të na ketë nga pas.

Ne kemi marrë një votëbesim, rreth 50 mijë vota të shqiptarëve, pikërisht sepse mendojmë kështu. Mendojmë që duhet të ketë një model tjetër në Shqipëri ku ndëshkimi i korrupsionit është një, është thelbësor. Tani nëse ne shkojmë në një tryezë që synim kanë të godasin drejtësinë, të shpëtojnë karriget e tyre politike

Janë bërë protesta edhe më të mëdha dhe nuk është rrëzuar qeveria, sepse duhet të fitosh besueshmërinë në radhë të parë”- u shpreh Kapri.