Teksa Gjykata Kushtetuese vendos sot për pezullimin e Belinda Ballukut, Partia Mundësia proteston përpara Kushtetueses.
Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj në një deklaratë për gazetarët, kërkoi që Gjykata Kushtetuese të bëhet me drejtësinë, dhe jo me të korruptuarit.
Ai theksoi se një herë kjo gjykatë u përdor nga qeveria për Erion Veliajn, ndaj kësaj radhe nuk mund të vendosë edhe pro Balluku
Me stë tjerash, Shehaj tha se pa mbështetjet e ndërkombëtarëve këtu nuk do të kishte kurrë drejtësi.
“Populli shqiptar është me drejtësinë kundër korrupsionit, që mos të dëgjojnë vetëm lobimet e politikanëve të korruptuar. Si Veliaj që thoshte gjyqtarët në Shqipëri arrestohen pa akuza. GJK u përdor një herë nga Rama në rastin e Veliajt në një vendim skandaloz. Qëllimi i dorëzimit të 20 mijë firmave është që të tregojmë se populli shqiptar është pro drejtësisë dhe ngrenë zërin për të treguar një Shqipëri ku pa ndëshkueshmëria merr fund. Do të mbledhim 100 mijë firma, nuk kanë vlerë juridike por simbolike që të tregojmë se populli shqiptar është me drejtësinë dhe kundër korrupsionit, ky është mesazhi që duam të përcjellim”, tha ai në një prononcim për mediat.