Kryesia e Partisë së Lirisë ka miratuar listën e anëtarëve të Kryesisë së Konventës për votimin në Konventën Kombëtare.
Edmond Haxhinasto udhëheq listën si Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar, ndjekur nga Ilir Meta, kryetar i partisë. Pas tyre vijojnë zv. kryetari dhe dy nënkryetarët. Në listë mungon Monika Kryemadhi e cila nuk do të përfshihet në kryesi, pasi Meta tha se do të zhdukë nepotizmin nga partia.
Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë do të mbahet më 27 Prill, në orën 10:00, në Pallatin e Kongreseve.
Emrat:
- Edmond Haxhinasto (Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar)
- Ilir Meta (Kryetar i Partisë së Lirsë)
- Agim Nesho (ZëvendësKryetar i Partisë së Lirisë)
- Erisa Xhixho (Nënkryetare dhe deputete)
- Petrit Vasili (Nënkryetar dhe deputet)
- Silva Caka (Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun)
- Esmeralda Demiraj (Kryetare e LGI)
- Petraq Milo (Sekretar për Çështjet Ekonomike)
- Anisa Ibraj (Anëtare Kryesie, LRI)
- Myrvete Asqeri (Kandidate për Zv/Presidente të Partisë së Lirisë)
- Floida Kërpaçi (Nënkryetare, Anëtare Këshilli Bashkiak, Tiranë)
- Faik Basha (Kandidat për President të Partisë së Lirisë
- Erisilda Hoxha (Kryetarja e PL, Kuçovë)
- Fatjona Selimaj (Kryetarja e PL, Fushë-Arrëz)
- Brunilda Haxhiu (Sekretare për Familjen dhe kundër Shpopullimit)
- Ines Shehu (Sekretare për Fuqizimin e Gruas)
- Anxhela Shenaj (Anëtare Këshilli Bashkiak, Vlorë)
- Dea Nako (Studente, anëtare e PL, Korçë)