Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çela është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme.
Ende nuk dihen arsyet se përse deputeti demokrat është thirrur në SPAK.
Megjithatë sipas burimeve për media mësohet se Çela lakohet në bisedat në Sky Encro duke i cituar se ishte i afërm i një IT, i cili kishte refuzuar ndërhyrjet për të paracaktuar shortin.
Ai do japë qëndrimin e tij, nëse kishte apo jo njohje me personazhet qe e përmendin si të afërm të IT-së Gjykatës së Tiranë.