Ambasada Amerikane në Tiranë ka dalë me një njoftim për qytetarët shqiptarë, të cilët pajisen me viza amerikane.
Sipas saj, kush nuk zbaton rregullat e emigracionit edhe pasi merr vizën amerikane do të dëbohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kontrolli i vizave amerikane nuk ndalon pas lëshimit të vizave. Ne i kontrollojmë vazhdimisht mbajtësit e vizave për të siguruar që ata që ndjekin të gjitha ligjete dhe rregullat e emigracionit të SHBA-së me do tua heqim vizat dhe do ti dëbojmë’
Më tej, Departamenti i Shtetit të SHBA ka theksuar angazhohet për të bërë Amerikën më të sigurt përmes politikave të rrepta. Një masë kyçe është kontrolli i vazhdueshëm i vizave për të gjithë individët, duke siguruar sigurinë dhe integritetin e kombit tonë.
Prej datës 1 Prill 2022 vizat që janë dhënë nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë për shtetasit shqiptarë kanë afat 10-vjeçar nga 3 që ishte më parë.