Pandeli Majko dhe tri valët e “rilindjes”

Pandeli Majko është ulur mes një grupi djemsh e burrash që duket sikur po e jetojnë lumturisht momentin politik të rilindjes së partisë së tyre… kjo fotografi i vitit 1991, na sjell në kujtesë fillimet e ethshme të përmbysjes së diktaturës kur do të duhej të kishte rënë edhe partia shtet, PPSH.

Në këtë fotografi janë në fakt të mundurit, por që po përqpiqeshin të dilnin sërish fitimtarë në kërkim të shtigjeve të reja hapur udhëve të lirisë së shumëpritur prej shqiptarëve.

Partia e tyre kishte dhënë shpirt por po pregatitej rilindja e saj… kjo fotografi na tregon një pjesë të bërthamave të rilindjes së PPSH-së. Për ironi, në atë kohë Edi Rama kërkonte me ngulm nxjerrjen jashtë ligji të partisë së Majkos… Por thirrjet e “artistit” nuk shqetësuan askënd… Po pregatitej themelimi i FRESSH, forumi rinor socialist në krye të të cilit do të ishte edhe Pandeli Majko, studenti i ingjinierisë që ishte edhe student dhjetori. Ngjarjet rrodhën shpejt e Pandeli majko me shumë të tjerë e panë veten në majat e politikës.
“E vjetra po shembet, mbi gërmalla lulzon jetë e re…” ish parulla që Majko kishte në mëndje e do ta përdorte edhe kur ishte bërë kryeministër e po garonte përballë kishte Fatos Nanon për ti marrë partinë. Natyrisht, Majko nuk do ta fitonte atë garë por do tia dilte të mbijetonte stuhive të shumta në historinë e gjatë të luftës për pushtet.


Majko do ti bëntë ballë edhe stuhive të rilindjes së dytë të partisë së vjetër për të qëndruar deri sot kur duket sikur po qëndron “i armatosur” në pritje të një tjetër vale rilindje.