Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal lidhur me shpifjen.
Sipas OSBE-së, këto ndryshime janë një hap i rëndësishëm i forcimit të lirisë së shprehjes, pasi forcimi i mbrojtjes për gazetarët pasqyron një rekomandim të hershëm të OSBE-së.
OSBE thotë se vijon të inkurajojë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe përdorimin e masave civile proporcionale.
Reagimi i plotë:
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes. Forcimi i mbrojtjes për gazetarët pasqyron një rekomandim të hershëm të OSBE-së.
Ne vijojmë të inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe përdorimin e masave civile proporcionale.