Dy vëllezër janë arrestuar në lagjen “Pjetër Budi” të qytetit të Burrelit, për ushtrim të lojërave të fatit.
Policia e Matit ka njoftuar se dy vëllezërit Aleks dhe Nderim Keca 54 vjeç 46 vjeç në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur një ambient në fshehtësi, në të cilin kishin vendosur disa kompjutera ku organizonin lojëra fati.
Blutë kanë sekuestruar 3 kompjutera, rreth 160 000 lekë të rinj dhe 2 celularë.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit që ushtrohet nëpërmjet kompjuterave dhe tavolinave të pokerit.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” .