Përbërja e Komisionit të Reformës Zgjedhore duhet të ndryshohet! Kjo është kërkesa e bërë nga 47 deputetë të opoZitës drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës.
Kërkesës së dePutetëve të grupimeve Berish – Bardhi i janë bashkuar edhe 3 deputetët e Partisë së Lirisë, si dhe Agron Shehaj.
Në letrën dërguar Nikollës, për dijeni edhe të Ambasadorëve të Quint-it dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, ata thonë se Reforma Zgjedhore është bllokuar në 2 vitet e fundit, duke mos përmushur përgjegjësinë e ngarkuar nga Kuvendi.
“Për shkak se në 18 muaj Komisioni i Posaçëm zhvilloi vetëm dy mbledhje inaguruese dhe nuk përmbushi përgjegjësinë e ngarkuar nga Kuvendi dhe as afatet e kalendarit të punës që kishte miratuar vetë, në 14 Maj 2023, në Shqipëri u zhvilluan zgjedhje pa asnjë ndryshim ligjor dhe pa adresuar asnjë nga Rekomandimet e OSBE-ODIHR të vitit 2021”, thuhet në shkresë.
Ata kanë rënë dakord se do të tërheqin një anëtar të zgjedhur prej tyre nëse grupi i deputetëve të Lulzim Bashës dëshiron të përfaqësohet në mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.