Opozita çon në Gjykatën Kushtetuese ligjin për ASH, kush është deputetja e grupimit të Bashës që refuzoi të firmoste padinë

37 deputetë të opozitës kanë dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese një padi për ligjin e Akademisë së Shkencave.

Ka qenë deputetja Ina Zhupa, e cila u ndal në një komunikim për gazetarët, e cila tha se me këtë ligj janë janë cënuar disa parime kushtetuese dhe se synon kapjen e Akademisë së Shkencave.

Ndërkohë pyetjes nëse deputetët e grupimit të Bashës, iu bashkuan kësaj padie, Zhupa tha se ka qenë Oriela Nebijaj ajo që ka firmosur ndërsa Flutura Açka ka refuzuar.

“Nuk mundet ligji të ketë dy standarde, të gjithë nuk lejohen përvec atij që është kryetar apo që është i lidhur me politikën. Janë cenuar disa parime kushtetuese, që çojnë kapjen dhe politizimin e Akademisë së Shkencave. Është një ligj që garanton kapjen ndaj akademisë, që është cilësuar si njollë e zezë edhe në raportin e Freedom House.

Komisioni i Medias ishte përgjegjës ku kaloi ky ligj, ka deputete të grupimit Basha që kanë firmosur këtë padi, është Oriela Nebijaj, ja kam kërkuar edhe zonjës Açka por nuk e kam marrë këtë mbështetje. 37 firma janë mjaftueshëm për këtë padi, se GJK kërkon 28 padi dhe ne e kemi tejkaluar këtë numër”- tha mes të tjerash Ina Zhupa.