Olsi Rama në laboratorin e Xibrakës? Balla i përgjigjet Bardhit: E di Saliu kush është bruni flokëshkurtër 45-vjeçar, shko pyete poshtë ballkonit

Me debate të forta është shoqëruar seanca e sotme plenare në lidhje me refuzimin e interpelancës që kryeministri Edi Rama bëri ndaj Gazment Bardhit, me këtë të fundit që ka akuzuar vëllain e kryeministrit, Olsi Rama si të përfshirë në laboratorin e kokainës në Xibrakë.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla në fjalën e mbajtur sot në seancë, hodhi akuza në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha, se ai e di se cili është personi i përfshirë në laboratorin e Xibrakës, për të cilën PD thotë se është vëllai i kryeministrit. Balla tha se Berisha e di se kush është bruni flokëshkurtër 45-vjeçar dhe që ka lidhje me një nga deputetët e opozitës.

Më tej Balla thotë se në vitin 2015, kur edhe u zbulua ky laborator, Berisha donte që të fajësonte me patjetër dikë nga PS. Mes të tjerash, ministri ngriti pyetjen, se nga kush po paguhet Bardhi që bëri denoncimin dhe PD për të rikthyer këtë çështje pas 9 vitesh.

“Une  e di fare mire se rikthimi në diskursin politik të parafolësit apo të ndonjë folesi tjetër të Foltores të një ceshtje qe  e kemi debatuar që nga janari i 2015 dhe ketu më lejoni ta ç’tensionoj pak debatin. Me 13 janar 2015, policia e shtetit bashkë me prokurorinë organizon një operacion në Xibrake ku sipas asaj u zbulua dhe nje laborator i përpunimit dhe prodhimit të kokaines. Ate dite mbasdite në PD, njeri prej folesve te PD asaj kohe u thirr me urgjence me urdhër te pronarit te dilte ne konference dhe te thoshte se fabrika ishte e Taulant Balles. Deputeti i shkruan Berishes, pronarit te Shqupit, se Balla eshte ne Mirakë. Nuk ka problem i thote doktori se njerin nga partia e Edi Rames duhet te fajesojme. Është në Xibrakë dhe jo ne Mirakë, pastaj del PD dhe akuzon Edi Ramen, Ballën ,Olsi Ramën dhe kush doli përpara.

Tani ata që janë qenë ketu, e dinë se kush eshtë bruni, flokëshkurtër 45-vjeçar që ska lidhje me Ramen dhe Ballën. Shko pyet Saliun. Dhe pyete. Kush është ai? E di ai, e ka thënë në këtë sallë, është një i lidhur me deputet të Partisë tënde. Ti ke një problem, ben zhurmuesin, nuk u bëre njehere drejtuesi i nje grupi parlamentar. Pse u kthyet pas 9 vitesh te kjo fabule. Ju  e dini fare mire që s’eshte Olsi Rama. Pyetja është kush ju paguan ju për ta rithjyer këtë cështje? Kush iu paguan? Meqe keni besim te, pse s’besoni që ta hetoje SPAK edhe këtë cështje. Të takon për detyrën që mban. Shko bëj kallëzim dhe e mbyllim këtë cështje. Shko të Saliu dhe thuaj kush është ai 45-vjeçari?”- u shpreh Balla.